
Sa do të fitojë Milani dhe si do të duket fanella e tyre pas marrëveshjes së re të sponzorizimit?

Milani ka njoftuar një partneritet të ri me wefox, i cili do të bëhet partneri i tyre nga ndeshja e radhës në Serie A kundër Udineses.
Marrëveshja mes kompanisë së sigurimeve dhe gjigantëve të Serisë A ishte arritur disa javë më parë dhe sipas Calcio & Finanza kap vlerën e 6-8 milionë eurove.
Juventus merr një shumë të ngjashme falë marrëveshjes së tyre me Cygames (midis 6.5 dhe 10 milionë euro) ndërsa Inter fiton rreth 5 milionë euro në sezon nga partneriteti i tyre me Lenovo.
“Wefox” do të vendoset në pjesën e prapme të fanellës.
(Kosova Sot Online)