Ragnickut i këshillohet që ta lërë Varane në bankë për ndeshjen në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 21 February 2022 - 22:22
Ragnickut i këshillohet që ta lërë Varane në bankë për ndeshjen në Ligën e Kampionëve

Tim Sherwood mendon që Lindelog do ia dalë më mirë në mbrojtje se ish mbrojtësi i Real Madridit

Raphael Varane nuk ia ka filluar mirë karrierës së tij në Manchester United, me francezin që ka pasur lëndime të rregullta dhe me mbrojtjen që ka qenë një problem gjatë këtij sezoni në Premier Ligë.

Kritikat po rriten kundër ish lojtarit të Real Madridit, derisa Tim Sherwood thekson se Varane nuk duhet të jetë titullar.

“Kjo ka të bëjë me një partneritet më të mirë që është Harry Maguire dhe Victor Lindelof”, tha Sherwood për Sky Sports.

“Ne flasim për Varane, por ai nuk duhet të startojë. Ai ka qenë tmerrësisht që prej kalimit të tij në këtë klub”.

“Maguire dëshiron që të mbrohet në gjysmën e vijë mbrojtëse dhe aty është Varane që po ashtu preferon një mbrojtje të njëjtë, kështu që ata nuk janë në një vijë me njëri-tjetrin asnjëherë”.

“Mendoj se kur luan Lindelof, si herën e fundit, ata duken më mirë. Pra duhet zgjedhur partneritetin më të mirë në mbrojtje”.

“Por, menaxheri duhet të jetë më i fuqishëm pasi është vështirë të lihet jashtë një lojtar që ka fituar disa Liga të Kampionëve dhe Botërorin”. 


(Kosova Sot Online)