Sulmuesi i Manchester United Cavani dëshiron që ta dëgjojë ofertën e Botafogos

  • A.P /
  • 22 February 2022 - 19:30
Sulmuesi i Manchester United Cavani dëshiron që ta dëgjojë ofertën e Botafogos

Uruguaiani më shumë gjasë do të largohet nga Old Trafford këtë verë

Sulmuesi i Manchester United Edinson Cavani është i gatshëm që të dëgjojë ofertat nga skuadra braziliane Botafogo, ka konfirmuar Goal me burime, transmeton GazetaExpress.

Sulmuesi 35 vjeçar është një ëndërr për këtë klub dhe ka kontratë me Manchester United derisa ajo të skadon në qershor.

Përfaqësuesit e Cavanit kanë bërë kontaktet fillestare me skuadrën braziliane dhe ylli uruguaian është i hapur për këtë kalim.

Dy skuadrat kanë bërë kontaktet fillestare por ende nuk kanë diskutuar detalet e kontratës dhe pagën e mundshme.

Megjithatë, Botafogo shpreson që t’i tregojë Cavanit se ata janë seriozisht të interesuar në këtë verë.

Ata e dinë që klube tjera janë në garë, si nga Europa ashtu edhe nga Amerika Jugore dhe Cani ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë të luajë në Europë.

Pavarësisht kësaj, ai është i kënaqur që Botafogo janë të interesuar për të dhe përfaqësuesit e tij kanë thënë se do ta dëgjojnë ofertën e klubit.

Sulmuesi ju bashkua Manchester United më 2020 pasi kishte kaluar shtatë sezone në Paris Saint-Germain.

Ai ka shënuar 17 gola në 39 paraqitje në sezonin debutues por roli i tij pas ardhjes së Cristiano Ronaldos këtë sezon është reduktuar.

Cavani ka shënuar vetëm dy herë në 15 ndeshje këtë sezon dhe më shumë gjasë do të largohet këtë verë nga klubi. 

(Kosova Sot Online)