Tottenham synon ta shfrytëzojë momentin pas fitores me City

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 19:40
Tottenham synon ta shfrytëzojë momentin pas fitores me City

Tottenham Hotspur ka udhëtuar sonte në Turf Moor për një përballje tjetër të vështirë

Djemtë e Antonio Conte kanë punë me skuadrën që po lufton për mbijetesë Burnley, e të cilët po ashtu kanë treguar formë të mirë në vikend, ku fituan kundër Brighton me rezultat të thellë 0-3.

Në anën tjetër edhe Spurs bënë një fitore spektakulare kundër kampionit të Anglisë, Manchester City në Etihad me rezultat 2-3, duke u kthyer në garë për vendin e katër që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Conte edhe sonte sulmin ia ka besuar përsëri sulmin treshes Harry Kane, Min-Son dhe Kulusevski.

Tottenham për momentin janë në vendin e tetë me 39 pikë. Në rast fitoreje do të barazohen me Arsenalin që ka 42 pikë.

Burnley janë në vendin e parafundit me vetëm 17 pikë. Në rast fitoreje do të arrin të ngritën vetëm një vend më lart. 

(Kosova Sot Online)