
Shevchenko bënë edhe një reagim emocional: Ju lutem, përkraheni vendin tim!

Shevchenko bënë edhe një reagim emocional: Ju lutem, përkraheni vendin tim!
Ish sulmuesi i Milanit dhe ish trajneri i Ukrainës ka reaguar me anë të një Twitteri në rrjetet sociale
Ai ka folur fillimisht për sulmin e Ukrainës derisa ka kërkuar ndihmë tek shtetet e tjera që ta ndihmojnë shtetin e tyre.
“Herët në mëngjes, një luftë e shkallës së gjerë filloi nga Rusia. Njerëzit e mijë dhe familja e ime janë në rrezik. Ukraina dhe populli i saj dëshirojnë paqe dhe integritet territorial. Ju lutëm, ju kërkoj që ta ndihmoni vendin tonë dhe të ndalohet agresioni i Qeverisë ruse që ka shkelur Ligjin Ndërkombëtarë. E tëra çfarë duam është paqja. Nuk kemi nevojë për luftë. Lufta nuk është përgjigja”, ka shkruar ai.
Rusia filloi një pushtim të shkallës së gjërë në Ukrainë. Për këtë kanë reaguar e tërë bota sportive të cilët kanë kërkuar që bota e civilizuar t’i jap fund dhunës atje.
(Kosova Sot Online)