Shay Given këshillon Unitedin: Përfitoni nga pakënaqësia e Contes te Spurs, bëjeni menaxher

  • S.A /
  • 25 February 2022 - 12:10
Shay Given këshillon Unitedin: Përfitoni nga pakënaqësia e Contes te Spurs, bëjeni menaxher

Ish-portieri i njohur në Ligën Premier, Shay Given ka thënë se Manchester Unitedi duhet të përfitojë nga pakënaqësia e Antonio Contes te Tottenham Hotspur dhe ta bëjë atë menaxherin e tyre këtë verë. Conte sugjeroi se ai mund të largohej nga Tottenham pas humbjes së tyre të katërt në pesë ndeshjet e fundit të Ligës Premier. 

Pakënaqësia e trajnerit italian te Spurs ka bërë që shumë njerëz rreth futbollit të diskutojnë të ardhmen e ish-trajnerit të Interit. Given është i fundit që ka folur për situatën e Contes, teksa ka këshilluar Unitedin ta shfrytëzoj mundësinë për ta emëruar menaxher të ri në Old Trafford.

“Kur del me komente të tilla, duket se ai po kruhet të largohet nga vendi – dhe më pas folëm për Man United. Mendoj se ka një përshtatje të përsosur atje”, ka thënë fillimisht Given për Talksport.

“Ndoshta, vetëm ndoshta, dikush nga skuadra e kuqe e Mançesterit do të jetë në kontakt, sepse ndihet sikur Man United ka nevojë për një personazh si ai që është vërtet i fortë për të rregulluar dhomën e zhveshjes”, përfundoi ish-portieri. 

(Kosova Sot Online )