Allegri: Ta mposhtim Empolin!

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 15:22
Allegri: Ta mposhtim Empolin!

Massimiliano Allegri, para ndeshjes me Empolin, ka dalë para mediave dhe qartazi e ka shprehur objektivin: “Duhet të dimë se nesër duhet vetëm të fitojmë, pasi në ndeshjen e parë kemi humbur ndaj një ekipi që është shumë i vështirë për t’u mposhtur. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe për këtë arsye duhet të karikojmë bateritë, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe mendor”.

“Dëmtimet? Sot do të vlerësoj situatën. Bonuçi ka luajtur një pjesë, edhe pse nuk e kishim parashikuar. Për McKennie më vjen keq, ishte mirë dhe ishte i vetmi lojtar me karakteristika ndryshe në mesfushë. Më vjen gjithashtu keq për Kaio Jorge, pasi është një djalë i ri dhe ka pësuar një dëmtim të rëndë.

E presim atë, sikurse edhe Chiesa. Dybala pritet të jetë në dispozicion kundër Fiorentinës, për Ruganin do të shohim. Chiellini nuk do të jetë në dispozicion për të gjithë javën, edhe Alex Sandro. Nesër do të ketë vend për Kean. Nëse luan ai, një midis Morata dhe Vlahovic do të qëndrojë pushim”.

“Trofe në fund? Jemi ende në garë në të gjitha frontet dhe kjo nuk është diçka e vogël. Në mars skuadra do të vazhdojë të luftojë për një vend në katërshen e parë në në kampionat, pasi vendi i parë është i pamundur. Gjithashtu kemi Kupën e Italisë, me një gjysmëfinale të bukur, si dhe ndeshjen e kthimit në Champions League, që nuk është aspak e lehtë”.

“Vendi i katërt? Nuk do të flas kush skuadër është më e favorizuar për këtë pozicion. Megjithatë, mund të flas për garën për titull, pasi ne jemi jashtë nga ajo garë. Këtë vit mjaftojnë 85 pikë për të fituar kampionatin. Ne në kuotën e 85 pikëve nuk mund të arrijmë”, tha Allegri.  

(Kosova Sot Online)