Conte vazhdon me Tottenhamin

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 17:43
Conte vazhdon me Tottenhamin

Antonio Conte ka konfirmuar që ai do të vazhdojë të jetë trajner i Tottenhamit pavarësisht se është thënë se ai do të jap dorëheqje pas humbjes 1-0 kundër Burnley

“Mendoj që në këtë moment, zgjidhja më e mirë për në është që të punojmë sa më shumë dhe mendoj që puna është e vetmja mënyrë që ne të përpiqemi që t’i kënaqim tifozët tonë, t’i japim kënaqësi këtij klubi”, ka thënë ai të premten për gazetarë duke qartësur pozitën e tij.

“Është e rëndësishme që të jemi të fokusuar, e përsëris, në të tashmen. Që disa herë jam duke e përsëritur të njëjtën gjë: ne kemi nevojë për kohë, ne kemi nevojë për qetësi. Klubi është i pari që e di gjendjen tonë reale dhe klubi ma ka konfirmuar mua që ata e dinë cili është realiteti. Klubi është shumë i lumtur me punën time, për atë çfarë ne me stafin jemi duke bërë”.

“Ndryshimet që ne kemi sjellë këto katër muaj në këtë klub, në stërvitje, në këtë ambient. Jam i sigurt që klubi është i kënaqur shumë me atë çfarë ne po bëjmë. Por, problemi është se unë jam profesionisht dhe e di shumë mirë, përmirësimet që do t’i sjell puna e ime në të ardhmen. Por, në të njëjtën kohë, unë jam një njeri i cili dua që të kem rezultate të shpejt dhe kur humbas nuk jam shumë i lumtur. Mendoj se të qenit në këtë mënyrë ka bërë që unë të kem sukses në karrierë fillimisht si lojtar dhe mandej si trajner”, ka thënë Conte.

(Kosova Sot Online)