KON, do t’i zhvendosin ose shtynë të gjitha ngjarjet e planifikuara në Rusi apo Bjellorusi

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 19:15
KON, do t’i zhvendosin ose shtynë të gjitha ngjarjet e planifikuara në Rusi apo Bjellorusi

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtarë Olimpik (KON BE) përsëriti sot se KON e dënon ashpër shkeljen e armëpushim olimpik nga qeveria ruse dhe bjelloruse, të cilat kanë filluar luftën respektivisht përkrahur atë

Rezoluta përkatëse e OKB-së, u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 2 dhjetor 2021 me konsensus të 193 shteteve anëtare të OKB. Armëpushimi Olimpik filloi shtatë ditë para se të fillojnë Lojërat Olimpike më 4 shkurt 2022 dhe përfundon shtatë ditë para se të mbyllën Lojërat Paraolimpike.

KOK EB sot i ka kërkuar të gjitha federatave ndërkombëtare sportive që të zhvendosin apo t’i shtynë ngjarjet e tyre sportive që i kishin planifikuar në Rusi apo Bjellorusi. Ata duhet të marrin parasysh shkeljen e armëpushimit olimpik nga qeveritë ruse dhe bjelloruse në mënyrë që t’i japin siguri absolute dhe me prioritet sportistëve të tyre. KON nuk do të organizojë ngjarjet e planifikuara në Rusi apo Bjellorusi.

Për më tepër, KON BE kërkon që asnjë himn kombëtar rus apo bjellorus të mos këndohet apo intonohet në ngjarje sportive ndërkombëtare, pasi që ata janë ende të dënuar nga agjencia anti-doping që e ka sanksionuar Rusinë.

Në të njëjtën kohë, KON BE ka shprehur mbështetjen e plotë për Komitetin Paraolimpik Ndërkombëtarë për të Lojëra Paraolimpike Dimërore Pikini 2022.

KON BE shpreh shqetësimet e thella për sigurinë e anëtarëve të Komitetit Olimpik të Ukrainës dhe solidarizohet me ta. Aty theksohet që një task forcë e KON është në kontakt me Komitetin Olimpik në këtë vend për të koordinuar ndihmën humanitare ku është e mundshme.

KON BE ka kërkuar nga kjo task forcë që vazhdimisht ta monitorojë nga afër situatën dhe t’i mbajë ata të informuar dhe përditësuar, në pajtim me amendamentet e rezolutës.

(Kosova Sot Online)