Ylli i tenisit rusë del kundër luftës së Rusisë me Ukrainën

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 20:00
Ylli i tenisit rusë del kundër luftës së Rusisë me Ukrainën

Ylli i tenisit rusë, Andrey Rublev ka dhënë një mesazh për botën – apo ndoshta më mirë të themi një mesazh drejtuar vendit të tij

“Ju lutem, jo luftës!”, ka thënë ai.

Të premten, 24 vjeçari i lindur në Moskë ka bërë thirrje për paqe pasi mundi polakun Hubert Hurkacz për një vend në finale të kampionatit të tenisit në Dubai. Siç është traditë e njohur në tenis, Rublev shkroi një shënim në kamerën e televizionin pas fitores së tij.

Në vend që të shkruante emrin e tij apo ndonjë shenjë tjetër – siç është normë në këtë sport – numri i shtatë i botës bëri një mesazh serioz: Ju lutemi, jo luftës.

Apeli i Rublevit kundër dhunës vije në kohën kur vendi i tij ka filluar pushtimin e vendit të tyre fqinjë, Ukrainës, në fund të javës. Ylli i ri ka luajtur ndeshjen e tij të premten, ditën kur Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e sulmoi kryeqytetin e Ukrainës Kyiv, një sulm që konsiderohet si më seriozi në Europë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

(Kosova Sot Online)