Kërkesa e portierit të Realit: Kemi nevojë për ushqim, fasha, ilaçe dhe rroba

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 14:13
Kërkesa e portierit të Realit: Kemi nevojë për ushqim, fasha, ilaçe dhe rroba

Andriy Lunin, portier i Real Madridit, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të kërkuar ndihmë konkrete nga populli spanjoll.

Portieri i Real Madridit i ka përmendur edhe artikujt për të cilët kanë nevojë ukrainasit në këto momente të vështira teksa po sulmohen nga agresori rus, shkruan “Gazeta Express”.

“Të dashur spanjollë dhe njerëz që duan ta ndihmojnë Ukrainën në këto momente të vështira. Në Nella Calle Mendez Alvaro, 8, Ucramarket nga ora 11 deri në 17 ka nevojë për: ushqime të konservuara, pambuk, fasha, ilaçe, qetësues dhimbjesh. Gjithashtu kemi nevojë për rroba: çorape të ngrohta. Faleminderit për bashkëpunimin”, ka shkruar portieri ukrainas.

Populli i tij po i përjeton momentet më të vështira që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Ukrainasit po mundohen me të gjitha forcat që ta luftojnë agresorin rus, ndërsa ndërkohë po presin mbështetje nga ndërkombëtarët, duke e pasur parasysh fuqinë e armikut.

(Kosova Sot Online)