Shevchenko poston pamje të sulmeve shkatërrimtare ruse në Ukrainën e tij

  • 26 February 2022 - 14:55
Shevchenko poston pamje të sulmeve shkatërrimtare ruse në Ukrainën e tij

Ish-futbollisti i njohur ukrainas, Andriy Shevchenko po e përcjell me shqetësim të madh situatën e tensionuar të krijuar në atdheun e tij.

Trajneri ukrainas ka kërkuar të ndalet sa më shpejtë terrori që po e përjeton populli i tij.

Ndër të tjera, “Sheva” i ka postuar disa fotografi në “Instastory”, ku shihen sulmet shkatërrimtare të rusëve, të cilët nuk kishin mëshirë as ndaj banorëve të pafajshëm, duke i sulmuar me raketa dhe me armë të ndryshme edhe ndërtesat civile.

Shevchenko kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët për ta ndalur agresorin rus, i cili ka depërtuar thuajse deri në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Qindra njerëz, prej tyre shumë civilë, janë vrarë në këto tri ditë luftime në Ukrainë. 

(Kosova Sot Online)