
Zeneli rikthehet pas tetë muajve, asiston në sekondat e fundit për t’ia fituar ndeshjen Reimsit

Arbër Zeneli ka bërë rikthimin zyrtar pas lëndimit, duke ndihmuar Reimsin të fitojë tri pikët ndaj Monacos.
Ishte minuta e tretë shtesë, kur Arbër Zeneli asistoi bukur për Mbukun.
Zeneli u rikthye në fushat e blerta pas tetë muajve larg për shkak të lëndimit që pësoi në ligamente.
Ai u inkuadrua në lojë vetëm 10 minuta më herët dhe ishte protagonist në fitoren e sotme.
(Kosova Sot Online)