Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ia anulon pjesëmarrjen atletëve dhe zyrtarëve rusë dhe bjellorusë

  • A.P /
  • 28 February 2022 - 16:42
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ia anulon pjesëmarrjen atletëve dhe zyrtarëve rusë dhe bjellorusë

Bordi Ekzekutiv (EB) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) diskutoi sërish sot dilemën me të cilën po përballet Lëvizja Olimpike pas shkeljes së armëpushimit olimpik nga qeveria ruse dhe qeveria e Bjellorusisë përmes mbështetjes së saj në këtë.

Komiteti Olimpik Ndwrkombëtar ka vendosur që të mos lejojë pjesëmarrjen e atletëve dhe zyrtarëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare.

“Kudo që kjo nuk është e mundur brenda një njoftimi të shkurtër për arsye organizative ose ligjore, IOC EB i kërkon fuqimisht Federatave Ndërkombëtare të Sporteve dhe organizatorëve të ngjarjeve sportive në mbarë botën që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të siguruar që asnjë atlet ose zyrtar sportiv nga Rusia ose Bjellorusia të mos lejohet të marrë pjesë nën emrin e Rusisë ose Bjellorusisë. Shtetasit rusë ose bjellorusë, qoftë si individë apo ekipe, duhet të pranohen vetëm si atletë neutralë ose ekipe neutrale. Nuk duhet të shfaqen simbole, ngjyra, flamuj apo himne kombëtar”, thuhej në njoftimin e KON.

EB e IOC, bazuar në rrethanat e jashtëzakonshme të situatës dhe duke marrë parasysh shkeljen jashtëzakonisht të rëndë të armëpushimit olimpik dhe shkelje të tjera të Kartës Olimpike nga qeveria ruse në të kaluarën, ka marrë vendimin ad hoc për tërheqjen e Urdhrit Olimpik nga të gjithë personat që aktualisht kanë një funksion të rëndësishëm në qeverinë e Federatës Ruse ose në pozicione të tjera të rangut të lartë të lidhur me qeverinë, duke përfshirë si vijon:

Vladimir Putin, President i Federatës Ruse

Dmitry Chernyshenko, Zëvendëskryeministër i Federatës Ruse

Dmitry Kozak, Zëvendës Shefi i Shtabit të Zyrës Ekzekutive Presidenciale.

(Kosova Sot Online)