“Putini është sikur Hitleri”

  • S.A /
  • 02 March 2022 - 15:06
“Putini është sikur Hitleri”

Yuriy Vernydub e kishte arritur kulmin e karrierës si trajner i futbollit disa muaj më parë kur e kishte shkruar historinë pas fitores ndaj Real Madridit me ekipin e tij të vogël, Sheriff Tiraspol.E sot, trajneri 56 vjeçar ka zgjedhur që të luftojë në vijën e parë të frontit kundër agresionit rus, i cili e ka sulmuar vendin e tij – Ukrainën. “Do të shkojë gjithçka mirë, jemi të pamposhtur. Për momentin jemi duke e formuar një brigadë të artilerisë. Nuk e di se kur do të përballemi direkt me ta, e as ku. Por, jam i gatshëm ta mbroj vendin tim”, ka thënë trajneri ukrainas. Ai i kishte përshëndetur miqtë dhe familjarët para se ta rrokte armën në mbrojtje të atdheut. “Në Zaporozhye kam parë shumë persona që po largoheshin nga Ukraina.

Është një dizastër, unë kam vendosur që të mos i besoj panikut dhe do të luftoj për familjen time. Putin nuk do të bëhet kurrë një perandor i botës. Është një kopje e Adolf Hitlerit dhe propaganda e tij duket gjithnjë sikur ajo e Goebbels”, deklaroi Yuriy Vernydub.Luftimet në Ukrainë kanë hyrë në javën e dytë.Shumë sportistë dhe ish-sportistë ukrainas i janë bashkuar ushtrisë për ta mbrojtur vendin e tyre nga tentim-pushtimi nga ana e Rusisë.

(Kosova Sot Online )