Sportisti ukrainas akuzon kolegët rusë: Në vendin tim po vriten njerëz, përse nuk e ngrisni zërin!?

  • S.A /
  • 02 March 2022 - 15:22
Sportisti ukrainas akuzon kolegët rusë: Në vendin tim po vriten njerëz, përse nuk e ngrisni zërin!?

Andriy Yarmolenko është njëri prej sportistëve ukrainas që e ka ngritur zërin kundër agresionit rus, i cili po mundohet ta pushtojë vendin e tij.Futbollisti i west Ham United i ka kritikuar kolegët e tij rusë, të cilët nuk po heshtin karshi sulmeve ushtarake të udhëhequra nga presidenti i tyre, Vladimir Putin. “Jam Andriy Yarmolenko, përfaqësues ukrainas. Jam lindur në St Petersburg, por jam rritur në Ukrainë dhe e konsideroj veten 100 për qind ukrainas. E kam një pyetje për sportistët rusë?

Djelmosha, përse jeni ulur si të çmendur dhe nuk thoni asgjë? Në vendin tim po vriten njerëz, po vriten gra, po vriten nëna, po vriten fëmijët tanë. Mirëpo ju, nuk po thoni asgjë, nuk keni komente. Ju lutem, e dini se çka do të ndodhë nëse të gjithë jua demontroni njerëzve se çka realisht po ndodh në vendin tim. I njoh shumë prej jush dhe të gjithë më keni thënë ‘nuk është dashur të ndodhte kështu. Ju e dini se presidenti i juaj po sillet në mënyrë të tmerrshme”, ka shkruar futbollisti ukrainas.

“Ju e keni influencën e njerëzve, ju lutem. Tash është momenti ta demonstroni forcën e juaj. Faleminderit për vëmendjen. Lavdi Ukrainës”, ka përfunduar ai. 

(Kosova Sot Online )