
“Vendi dhe nderi im janë më të rëndësishme sesa një rrip”, Usyk thotë se nuk e di kur do të përballet me Joshuan

Oleksandr Usyk ka pranuar se nuk e di se kur do të mbrojë titujt e tij të botës në peshat e rënda, pasi u regjistrua në Forcat për Mbrojtjen Territoriale të Kievit pas sulmeve që Rusia po bën ndaj ukrainasve.
Boksieri ukrainas ka qenë në bisedime me Anthony Joshuan për një rimeç, pasi ai e mposhti britanikun në vitin e kaluar
Megjithatë, si rezultat i sulmeve ruse ndaj të atdheut të tij që nga java e kaluar, Usyk është kthyer në vendlindje për të marrë armët dhe për të mbrojtur vendin e tij.
(Kosova Sot Online)