
Chelsea me vështirësi kalon në çerekfinale të Kupës FA

Chelsea është skuadra e radhës që ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale të Kupës FA, pas fitores së sontme ndaj Lutonit.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel fitoi me vështirësi të madhe në udhëtim te skuadra nga Championship, me rezultatin 2:3.
Reece Burke dhe Harry Kornick shënuan për vendasit në minutat 2 dhe 40
Por, “Bluve” fitoren ia siguruan Saul Niguez, Timo Werner dhe Romelu Lukaku, me golat e shënuar në minutat 27, 68 dhe 78.
Chelsea kundërshtarin në çerekfinale do ta mësoj të enjten, kur do të tërhiqet shorti.
(Kosova Sot Online)