Nora Gjakova dhe Amir Rrahmani fitojnë çmimet speciale për vitin 2021

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 22:05
Nora Gjakova dhe Amir Rrahmani fitojnë çmimet speciale për vitin 2021

Nora Gjakova dhe Amir Rrahmani kanë fituar çmimet speciale për vitin 2021.

Kjo u njoftua në ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2021, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës

Viti 2021 ishte i jashtëzakonshëm për xhudisten, Nora Gjakova, e cila fitoi medaljen e artë olimpike, krahas edhe medaljeve tjera.

Në anën tjetër, Amir Rrahmani pati një vit spektakolar me Napolin, duke u bërë startues i padiskutueshëm.

Përveç çmimit, ata u shpërblyen edhe me nga 1 mijë euro.

(Kosova Sot Online)