Xavi flet rreth transferimit të mundshëm të Haalandit te Barcelona

  • S.A /
  • 05 March 2022 - 14:23
Xavi flet rreth transferimit të mundshëm të Haalandit te Barcelona

Erling Haaland po lidhet mjaft shumë kohëve të fundit me një transferim te Barcelona. Së fundmi u raportua se trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez, ka udhëtuar drejt Gjermanisë për t’u takuar me norvegjezin. Trajneri spanjoll ka folur rreth këtyre raportimeve, por nuk ka pranuar të jep detaje.

“Nuk mund t’ju jap detaje… ne punojmë për të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Kur gjërat mund të zbulohen, ne do të njoftojmë – siç bëmë me Pablo Torre, i cili është një nënshkrim i shkëlqyer”, është shprehur Xavi. Haaland padyshim se është një nga sulmuesit më të mirë në botë, teksa besohet se për të interesim ka shfaqur edhe Real Madridi.Ndryshe, 21-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Borussia Dortmundi deri më 30 qershor 2024. 

(Kosova Sot Online )