“Ndalojeni luftën”, Amir Rrahmani flet në shqip për situatën në Ukrainë në videon e Napolit

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 17:35
“Ndalojeni luftën”, Amir Rrahmani flet në shqip për situatën në Ukrainë në videon e Napolit

Ekipi italian, Napoli është solidarizuar me Ukrainën, pas pushtimit të saj nga Rusia.

“Këto janë kohë të rrezikshme, tragjike dhe na takon neve dhe të gjithë fansave tanë të dërgojmë një mesazh paqeje. Ndoshta mund të rrisë ndërgjegjësimin për atë që po ndodh dhe të ndihmojë në përfundimin e luftës”, thuhej në postimin e Napolit.

Në këtë postim, kanë folur edhe disa nga futbollistët e Napolit, në mesin e tyre edhe qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.

Ai apeloi në gjuhën shqipe që të ndalet lufta në Ukrainë.

(Kosova Sot Online)