Dukagjini shënon fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 16:20
Dukagjini shënon fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës

Dukagjini ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mposhtur Prishtinën.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku fitoi sot si nikoqire. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi, pas asaj ndaj Feronikelit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” të Klinës, ka përfunduar me rezultatin 2-1.

Mentor Zhdrella dhe Altin Merlaku shënuan golat e fitores për klinasit, në minutat 10 dhe 45. Merlaku shënoi nga pika e bardhë.

Kurse, golin e vetëm për kryeqytetasit e shënoi Mendurim Hoti në minutën e 17-të.

Dukagjini pas kësaj fitore ka 24 pikë dhe tani renditet i teti në tabelë.

Ndërkaq, Prishtina mbetet me 26 pikë në pozitën e gjashtë. 

(Kosova Sot Online)