Ahmeti: Delegatët haptazi do të thonë se nënshkrimet i kanë dhenë nën shantzh e kërcenim

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 22:49
Ahmeti: Delegatët haptazi do të thonë se nënshkrimet i kanë dhenë nën shantzh e kërcenim

Ish-zëvendës sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Arianit Ahmeti, ka thënë se në ditët e ardhshme do të bëhen publike shantazhet dhe kërcënimet e kryetarit, Agim Ademi, ndaj delegatëve në këmbim të nënshkrimeve pro tij.

Ai tha se ka delegatë që do të dalin publikisht të pranojnë një gjë të tillë.

“Disa delegatë haptazi do të dalin dhe do të thonë se kanë dhënë këto nënshkrime nën kërcënime e shantazhe të ndryshme. Besoj se këto do të bëhen publike në ditët në vijim”, tha Ahmeti.

“Kjo është punë për prokurorinë dhe policinë. Situata është mjaft serioze”, shtoi Ahmeti.

Kujtojmë se Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ditë më parë e caktoi 6 prillin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për këtë pozitë.

Thirrja e Kuvendit zgjedhor ka sjellë reagime të shumta, pasi po konsiderohet se KE i FFK-së ka shkelur statutin. 


(Kosova Sot Online)