
Futbollisti i Sampdorias në ankth, babai dhe vëllai i bashkohen ushtrisë ukrainase

Vladymir Supryaga po kalon orë frike dhe ankthi.
Kjo pasi futbollisti ukrainas e ka marrë një lajm nga vendlindja e tij.
Në fakt, sipas mediumit italian “Il Secolo XIX”, babai 57 vjeçar dhe vëllai 27 vjeçar i futbollistit i janë bashkuar ushtrisë ukrainase pas dekretit të sigurimeve shoqërorre, i cili parasheh që të gjithë meshkujt nga 18 deri në 60 vjeç ta mbrojnë atdheun nga agresori rus.
(Kosova Sot Online)