Tifozët e Chelseat këshillohen të mos këndojnë pro-Abramovichit

  • A.P /
  • 11 March 2022 - 16:33
Tifozët e Chelseat këshillohen të mos këndojnë pro-Abramovichit

Tifozët e Chelseat nuk po ndalen së kënduari në mbështetje të Roman Abramovichit.

Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Norëichit, mbështetësit e “Blues” e kanë kënduar emrin e pronarit të klubit londinez, i cili u ndëshkua nga Qeveria e Britanisë së madhe për lidhjet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

“E kuptoj afektin e tifozëve të Chelseat për të, por fakti që regjimi me të cilin është lidhur është duke u komentuar, reagimi duhet të jetë përtej dhe më i rëndësishëm se futbolli”, theksoi ministri i teknologjisë, Chris Philp për “BBC Radio Four”

“Kështu që, kërkoj nga ta që të reflektojnë me kujdes para se ta bëjnë një gjë të tillë përsëri”, vazhdoi ai.

Tifozët e Chelseat u kontestuan mbrëmë nga ata të Norwichit kur kënduan për Abramovichin. 

(Kosova Sot Online)