Agim Ademi kishte deklaruar se nuk mund të mbahen zgjedhje në FFK para korrikut të vitit 2022

  • A.P /
  • 11 March 2022 - 19:49
Agim Ademi kishte deklaruar se nuk mund të mbahen zgjedhje në FFK para korrikut të vitit 2022

Futbolli i Kosovës po kalon nëpër një periudhë shumë të vështirë. Kjo si rezultat i procesit zgjedhor për Kryetar të FFK-së. Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi, e kanë shpallur 6 prillin si datë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Por, kjo datë po konsiderohet si e paligjshme dhe jostatutore nga ana e të ashtuquajturës “opozitë e FFK-së”.

Sipas kundërshtarëve të Ademit, zgjedhjet në FFK duhet të mbahen në javën e parë të korrikut. Ndërsa, FFK insiston për mbajtjen e zgjedhjeve më 6 prill.

Kjo ka bërë që opozita të vlerësoj se Ademi me KE-në e kanë “kurdisur” Kuvendin e 6 prillit në mënyrë që Ademi ta marrë edhe një mandat tjetër.

Ademit i skadon mandati në korrik dhe për opozitën kryerja e mandadit disa muaj para kohe është jostatutore dhe lë të nënkuptoj që Kuvendi i 6 prillit është shumë i dyshimtë.

Ndërkohë, në internet tani po qarkullon një video kur vet Ademi në një intervistë në “ATV” në shkurt të vitit të kaluar kishte deklaruar se nuk mund të mbahen zgjedhjet në FFK deri në korrik.

Vet ai kishte insistuar se mandati i tij skadon në korrik.

“Asnjë kuvend zgjedhor nuk do të mbahet deri në korrik të vitit 2022, kur edhe më skadon mandati”, kishte deklaruar presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi. 

(Kosova Sot Online)