Mbappe do të nënshkruajë me Realin në javën e ardhshme, zbulohen disa nga detajet e marrëveshjes

  • S.A /
  • 12 March 2022 - 10:36
Mbappe do të nënshkruajë me Realin në javën e ardhshme, zbulohen disa nga detajet e marrëveshjes

Kylian Mbappe sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e Real Madridit nga sezoni i ardhshëm. Ylli francez do t’i bashkohet madrilienëve si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadon më 30 qershor të këtij viti.“Marca” ka raportuar se marrëveshja për kalimin e Mbappes në “Santiago Bernabeu” do të bëhet zyrtare në javën e ardhshme.

Sipas mediumit spanjoll, 23-vjeçari pritet të nënshkruajë me “Los Blancos” para të premtes.Ish-sulmuesi i Monacos te Real Madridi do të fitojë 25 milionë euro në sezon.Kylian Mbappe gjithashtu do të marrë një bonus nënshkrimi mes 60 dhe 80 milionë eurove.

(Kosova Sot Online )