Aubameyang iu bashkohet legjendave Ronaldo, Romario e Cruyff

  • S.A /
  • 14 March 2022 - 10:17
Aubameyang iu bashkohet legjendave Ronaldo, Romario e Cruyff

Pierre-Emerick Aubameyang e gjen veten në mesin e legjendave të futbollit pas fillimit të jashtëzakonshëm të eksperiencës në Barcelonë.Futbollisti gabonez me golin e realizuar të dielën ndaj Osasunës e she veten përkrah lojtarëve të mëdhenj si Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic e Johan Cruyff.

Ish-futbollisti i Arsenalit e realizoi golin e tretë të Barçës në pjesën e parë, ndërsa paraprakisht kishte shënuar dy herë Ferran Torres në “Camp Nou”.

Dhe, goli i tij ia mundëson që ish-futbollisti i Borussia Dortmundit të arrijë në kuotën e pesë shënimeve në gjashtë ndeshjet e para me Barçën.

Një gjë të tillë e kishin bërë vetëm Ronaldo braziliani, legjenda Cruyff e suedezi Ibrahimovic.

Aubameyang e nisi në mënyrë spektakolare eksperiencën tek gjiganti katalunas me “hat-trick” ndaj Valencias, ndërsa shënoi më pas edhe ndaj Athletic Bilbaos.

Ai e gjeti golin edhe në Europa League ndaj Napolit.

Ndërsa, të dielën e gjeti golin e gjashtë për Barçën, të pestin në La Liga.

Ky gol ia mundësoi atij të bëhet vetëm njëri prej tetë futbollistëve të Barçës që i shënon pesë gola në gjashtë ndeshjet e para, krahas Ibrahimovic, Ronaldo, Cruyff, Romario, Ronald Koeman, Hans Krankl e Sandor Kocsis.

(Kosova Sot Online )