Emërimi i Christopher Hill-it, ambasador në Beograd,duhet të ndryshoj formati i dialogut

Emërimi i Christopher Hill-it, ambasador në Beograd,duhet të ndryshoj formati i dialogut
Emërimi i Christopher Hill-it, ambasador në Beograd,duhet të ndryshoj formati i dialogut

Blerim Burjani

  • 14 March 2022 - 08:51

Shkruan: ANALISTI : Blerim Burjani

Zyrtarizimi i diplomatit amerikan Christopher Hill për pozitën e ambasadorit të SHBA-ve në Serbi është një zhvillim i rëndësishëm pozitiv edhe për dinamizimin e procesit të dialogut me të dyja vendeve. Mirëpo,për të pasur sukses, duhet të ndërron formati aktual në të cilin po zhvillohet ky dialog.

Në këtë format të dialogut të udhëhequr nga BE nuk ka sukses. Kjo praktikë, me këto agjenda dhe më këtë format, është provuar qe 7 vjet.

E tëra ishte dështim, pra nuk ka diçka që duhet bërë për të pasur sukses, përderisa dialogu i deritashëm ka dështuar. Dialogu i rifilluar nuk ka ndonjë sukses që do të ia vlente për ta veçuar dhe për ta theksuar. Janë shumë gjëra që vetëm po përsëriten. Me vazhdimin e kësaj praktike dhe teknike po thuhet se do të ketë marrëveshje përfundimtare, por nuk ka zgjidhje të kërkuar. Pra çka më tutje? Nuk ka diçka që do të kotribuonte në këtë drejtim përderisa BE nuk ka ndonjë kornizë dokument lehtësues, pa një dokument të tillë nuk ka kahe përfundimtare të dialogut.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".