Prishtina fiton ndaj skuadrës izraelite në Ligën Ballkanike

  • A.P /
  • 14 March 2022 - 21:51
Prishtina fiton ndaj skuadrës izraelite në Ligën Ballkanike

KB Sigal Prishtina e ka nisur me fitoren fazën e dytë në Ligën Ballkanike, duke treguar se synon që të shkojë deri në “Final 4”.

Skuadra kryeqytetase mposhti sonte skuadrën nga Izraeli, Hapoel Galil Elion.

Në praninë e 1100 shikuesve, ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 74:68.

Sigal Prishtina momentalisht renditet e dyta në Grupin C.

(Kosova Sot Online)