Tensionohen gjërat para “Ndeshjes më të rëndë në histori të boksit” – Eddie Hall kërcënon se do ta kafshojë hundën e Thor Bjornsson

  • S.A /
  • 15 March 2022 - 10:29
Tensionohen gjërat para “Ndeshjes më të rëndë në histori të boksit” – Eddie Hall kërcënon se do ta kafshojë hundën e Thor Bjornsson

Eddie Hall dhe Hafthor ‘Thor’ Bjornsson u desh të ndaheshin pasi pothuajse u përplasën në një konfrontim të ashpër vetëm disa ditë para ndeshjes së tyre të shumëpritur të boksit.

Dy ish-fituesit e titullit “Njeriu më i Fortë në Planet” më në fund do të zgjidhin grindjen e tyre të gjatë në Dubai të shtunën në një luftë të quajtur “Ndeshja më e rëndë në histori të boksit”.

Bjornsson që është 33-vjeçar dhe Hall 34-vjeçar kanë shkëmbyer vazhdimisht ofendime në fillimin e zënkës dhe gjërat vluan kur dyshja u përballën kokë më kokë në një palestër në fundjavë. Në pamjet e postuara në mediat sociale, Hall përballet me Bjornsson dhe më pas kërcënon se do t’i kafshojë hundën gjigantit islandez, i cili luajti “The Mountain” në “Game of Thrones” të HBO.

Hall më pas sfidon Bjornsson të “dalë jashtë” ndërsa nuk përton të lëshojë fyerje në drejtim të tij, duke shkaktuar një reagim të zemëruar nga Islandez. Bjornsson e quan Hall një “pjesë m**i” pasi kampet e tyre përkatëse përpiqen dëshpërimisht t’i mbajnë të ndarë dy burrat.

Hall e ngriti luftën e fjalëve të hënën duke e etiketuar Bjornsson si “jashtëqitje”, ndërsa gjithashtu vuri në dyshim vendimin e kundërshtarit të tij për të humbur më shumë se 50 kilogramë në përgatitje për luftën.

https://twitter.com/roathy_?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1503051165491204096%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftensionohen-gjerat-para-ndeshjes-te-rende-ne-histori-te-boksit-eddie-hall-kercenon-se-ta-kafshoje-hunden-e-thor-bjornsson%2F

(Kosova Sot Online )