I kishte kafshuar veshin Holyfieldit para disa dekadash, Mike Tyson tani prodhon ushqime në formën e një veshi

  • S.A /
  • 16 March 2022 - 16:20
I kishte kafshuar veshin Holyfieldit para disa dekadash, Mike Tyson tani prodhon ushqime në formën e një veshi

Kompania e marihuanës që është nën pronësi të Mike Tyson po prodhon ushqime në formën e një veshi. Legjenda ka vendosur të shesë produkte me një pjesë të veshit që mungon, duke sinjalizuar veprimin që kishte bërë vite më parë ndaj Evander Holyfield. Ish-kampioni 55-vjeçar i peshave të rënda, i cili ka shitur produkte kanabisi që nga viti 2016, besohet se fiton rreth 1 milion dollarë në muaj përmes biznesit të tij që ofron varietete marihuanë premium, para-rolla, pije dhe ekstrakte, mes produkteve të tjera.

Në fakt, “Njeriu më i keq në planet” është madje pronar i një resorti të marihuanës prej 420 hektarësh pranë Desert Hot Springs në Kaliforninë Jugore, ku kanabisi legalizohet. 

Tyson ka bërë një shumë të madhe parash në botën e kanabisit dhe tani, duket se sipërmarrja e tij e ardhshme përfshin shitjen e ushqimeve në formën e një veshi, me produktin e ri që etiketohet si ‘Mike Bites’.

Ushqimi është, natyrisht, në lidhje me skualifikimin e Tyson për kafshimin e një pjese të veshit të Evander Holyfield gjatë përplasjes së tyre për titullin e peshave të rënda WBA në vitin 1997.

Tyson u gjobit me tre milionë dollarë nga Komisioni Shtetëror i Atletikës së Nevadës për veprimet e tij dhe nuk u ndesh më për më shumë se një vit, ndërsa mjekët kryen një procedurë 90-minutëshe për të provuar të shpëtonin veshin e Holyfield.

(Kosova Sot Online )