Batatina: Kur i bëj ndërrimet, edhe Mourinhon ta shkatërroj

  • A.P /
  • 16 March 2022 - 16:32
Batatina: Kur i bëj ndërrimet, edhe Mourinhon ta shkatërroj

Llapi, Prishtina dhe Drita janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës sot.

Llapjanët në çerekfinale e mposhtën Gjilanin me rezultat 2:0.

Golat për ekipin e Tahir Batatinës i realizuan Drilon Fazliu dhe Alef Firmino në minutat e fundit të takimit.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Batatina tha se me zëvendësime e “shkatërron” edhe Mourinhon.

“Mendoj se në këtë ndeshje, kemi dominuar ndaj Gjilanit në çdo aspekt, sidomos në pjesën e dytë me ndërrimet që i bëra. Kur i bëj ndërrimet edhe Mourinhon ta shkatërroj si kundërshtar. Me Fazliun dhe Firminon e kam ditur se do ta dominoj dhe do ta fitoj ndeshjen. Llapi është më i përgatitur se të gjitha ekipet, ka potencial dhe mendoj se kupa sërish do të vijë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’. Është një ndjenjë e veçantë që kaluam në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe në stadiumin tonë do të ketë gjithmonë spektakël dhe ndeshje të mira”, ka thënë Batatina.

(Kosova Sot Online)