Ibrakovic i lumtur pasi Prishtina mposhti Ballkanin: E deshëm shumë fitoren

  • S.A /
  • 16 March 2022 - 16:53
Ibrakovic i lumtur pasi Prishtina mposhti Ballkanin: E deshëm shumë fitoren

Prishtina ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë, duke e mposhtur Ballkanin në Suharekë me rezultat 2-1.

Qëndrim Zyba dhe Besnik Krasniqi shënuan për Prishtinën, ndërsa golin e vetëm për Ballkanin e shënoi Blendi Baftiu. Golin e fitores Prishtina e shënoi në vazhdime.

Pas triumfit ka folur trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic, i cili ka thënë se e knë dashur fitoren në këtë takim.“Ishte një ndeshje shumë më rëndësi për ne. Kemi luajtur me një ekip siç është Ballkani, shumë i fortë, kemi luajtur një lojë të mirë taktikisht”.

“Për neve çdo lojtarë është më rëndësi, dy karton të kuq treguan sa shumë e kemi dashtë fitoren, sa shumë kemi luftuar, kjo në fund na u shpërblye”, ka thënë Ibrakovic.

Prishtina së bashku me Dritën dhe Llapin e kanë siguruar gjysmëfinale, ndërsa skuadra e katërt do të vije nga ndeshja Ramiz Sadiku – KEK-

(Kosova Sot Online )