
Ish-tenisti ukrainas nga vija e parë e frontit e kritikon Conten pasi ky i mbështeti sportistët rusë

Trajneri i Tottenhamit , Antonio Conte është kritikuar nga ish-tenisti ukrainas, Sergiy Stakhovsky pasi i pari u shpreh për trajtimin e padrejtë që po u bëhet atletëve rusë për shkak të luftës së vendit të tyre me Ukrainën.
Duke folur të shtunën, Conte ishte mbështetës ndaj atletëve rusë të cilët janë ndikuar nga pushtimi i vendit të tyre në Ukrainë muajin e kaluar.
Për shembull, ekipet kombëtare dhe klube ruse u përjashtuan nga garat ndërkombëtare më 28 shkurt ‘deri në një njoftim tjetër’ pas sulmeve. FIFA dhe UEFA nuk specifikuan arsyet e tyre ligjore.
Pikëpamja e italianit e ka zemëruar ukrainasin Stakhovsky, i cili shkoi në Instagram për t’i dërguar mesazh Conte-s, duke dënuar fjalët e tij.
Stakhovsky aktualisht po ndihmon ushtrinë ukrainase pasi la gruan dhe tre fëmijët e tij në Hungari, pasi atdheu i tij mbetet i rrethuar nga sulmet e presidentit rus, Vladimir Putin.
Duke ndarë mesazhin e tij përmes një historie në Instagram, ish-tenisti i tërbuar i shkroi Contes: “Nuk jam i sigurt që e kupton situatën në Ukrainë. Përndryshe, nuk mund ta imagjinoj që ju të bëni një koment që do të dukej sikur jeni i trishtuar për atletët dhe biznesmenët rusë.
Miliona ukrainas u desh të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të pushtimit rus. Miliona duhet të largohen nga ferri në qytetet e tyre, ndërsa avionët dhe artileria ruse i bombardojnë.
(Kosova Sot Online)