
Drejtuesit e Dortmundit e zbulojnë klubin me të cilin besojnë se Haaland ka arritur marrëveshje

Me sa duket e ardhmja e Erling Braut Haaland është bërë e qartë.
Qendërsulmuesi norvegjez do të largohet nga “Signal Iduna Park” gjatë afatit kalimtar veror, shkruan Gazeta Express.
Christian Falk, gazetar i njohur gjerman raporton se tashmë 20 vjeçari ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar Manchester Cityt në verë.
Madje, drejtuesit e Dortmundit janë të njoftuar rreth kësaj çështjeje.
Oferta që City ia ka bërë norvegjezit raportohet të jetë shumë e madhe, së cilës nuk ka mundur t’i rezistojë Haaland.
(Kosova Sot Online)