Mësohen katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës

  • A.P /
  • 17 March 2022 - 16:30
Mësohen katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës

Tashmë janë kompletuar katër skuadrat gjysmëfinaliste në Kupën e Kosovës në futboll.

Sot u zhvilluan ndeshja e fundit çerekfinale, ku Ramiz Sadiku e mposhti KEK-un me rezultat 2:1.

Kështu, Ramiz Sadiku bëhet skuadra e vetme nga Liga e Parë që gjendet në fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Tri skuadrat tjera që e kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale janë Prishtina, Drita dhe Llapi. 

(Kosova Sot Online)