
Kosova nuk e ftoi, Paqarada kundërpërgjigjet me një super-asistim në golin e fitores

Leart Paqarada po vazhdon me formën e mirë te St. Pauli në Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Mbrojtësi kosovar edhe sonte ka dhuruar një asistim, në fitoren 1:0 ndaj Heidenheim.
Asistimin e Paqaradës, në gol e ktheu Daniel-Kofi Kyereh në minutën e 67-të.
Leart Paqarada sonte ishte kapiten te skuadra e tij dhe luajti tërë ndeshjen.
Për 27-vjeçarin ishte ky asistimi i nëntë në Bundesliga 2 këtë sezon. Vlen të theksohet se mbrojtësi nuk u ftua fare nga Alain Giresse te Kosova për ndeshjet miqësore të marsit, pavarësisht formës së mirë që po kalon këtë sezon.
Ndryshe, St. Pauli renditet i pari në tabelë me 51 pikë.
(Kosova Sot Online)