
Selektori i Zvicrës: Ndaj Kosovës pres që stadiumi të jetë i mbushur, është një lojë atraktive

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se pret që stadiumi të jetë i mbushur në ndeshjen ndaj Kosovës.
“Helvetikët” më 26 mars do të luajnë me Anglinë në “Wembley”, teksa pas tre ditëve do ta presin Kosovën.
Lidhur me ndeshjen ndaj “Dardanëve”, selektori i Zvicrës u shpreh:
“Në ndeshje me Kosovën pres që stadiumi të jetë i mbushur. Është një lojë speciale për shumë njerëz të përfshirë që kanë raporte të veçanta me vendin tjetër. E pres një lojë atraktive.
Ne kemi lojtarë më origjinë nga Kosova. E Kosova ka lojtarë që janë rritur dhe formuar në Zvicër. Përpos domethënies sportive, ndeshja ndaj Kosovës duhet të jetë edhe një lojë miqësie, në fushë dhe në tribuna”.
Ndryshe, ndeshja Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin e Letzigrund në Cyrih.
(Kosova Sot Online)