Vdes ish-futbollisti i njohur kosovar, Eroll Krasniqi

  • S.A /
  • 19 March 2022 - 12:35
Vdes ish-futbollisti i njohur kosovar, Eroll Krasniqi

Ka vdekur në moshën 54-vjeçare legjenda e futbollit të Kosovës, ikona e klubit Besa e Pejës, Eroll Krasniqi.

Eroll Krasniqi ka qenë ndër mesfushorët më të shquar në vitet e 90-ta.

Kontributi i Erollit për futbollin ishte i madh dhe i vlerësuar nga të gjithë, veçmas në rajonin e Dukagjinit, ku ai spikati me lojëra atraktive në fanellën e KF Besa.

Ai u shqua për korrektësi maksimale në fushën e gjelbër, teksa në vazhdimësi kontribuoi që tek të rinjtë pejanë ta transmetojë dashurinë për futbollin.

Telegram ngushëllimi për vdekjen e tij ka dërguar Federata e Futbollit e Kosovës.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Eroll Krasniqi, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella për humbjen e më të dashurit tuaj dhe mikut tonë”, thuhej ndër tjera në telegramin e FFK-së.

(Kosova Sot Online )