Arsenali ua kishte propozuar Aubameyangun pesë klubeve në janar

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 13:28
Arsenali ua kishte propozuar Aubameyangun pesë klubeve në janar

Pierre-Emerick Aubameyang u ishte propozuar pesë klubeve të ndryshme gjatë janarit.

Arsenali e kishte suspenduar sulmuesin gabonez dhe planifikonte t’ia shkëpuste kontratën për t’ia dhënë lojtarin ndonjë klubi të interesuar.

Madje, ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit e kishte marrë një ofertë edhe nga klubi Al-Nassr.

Mirëpo, Aubameyang preferoi të qëndronte në nivelet e larta të futbollit evropian.

Sulmuesi i rrezikshëm po e tregon vlerën e tij në “Camp Nou”.

Në fakt, ishte trajneri Xavi Hernandez që besoi në të dhe tash Auba po ia shpërblen besimin me gola.

Barça madje nuk shpenzoi para për angazhimin e tij pasi lojtari e shkëputi kontratën me Arsenalin.

Aubameyang po shënon thuajse në çdo ndeshje për “Blaugrana”.

Mbrëmë, ai realizoi dy herë në “El Clasico” dhe e dhuroi një asistim në fitoren 4:0 ndaj Real Madridit.

Pa dyshim, përforcimi më i mirë i janarit për gjigantin katalunas.

(Kosova Sot Online)