Skena të frikshme në stadium, flaka i rrezikon tifozët prapa portës

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 15:07
Skena të frikshme në stadium, flaka i rrezikon tifozët prapa portës

Skena të frikshme janë parë të dielën në stadiumin “Johan Cruyff Arena” në Holandë.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen ndërmjet Ajaxit me Feyenoordin kur rezultati aktual ishte 0:0 në derbin e Eredivisie.

Flaka shpërtheu në sektorin e tifozëve prapa njërës prej portave dhe paniku e kaploi një stadium të tërë.

Në këtë rast, u kall njëri prej transparenteve të tifozëve nga mjetet piroteknike që i mbanin ata.

Fatmirësisht, flaka u menaxhua dhe u ndal dhe për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz.

(Kosova Sot Online)