Yjet e Bayernit e kopjojnë penalltinë e këngëtarit të njohur shqiptar, video bëhet virale

  • S.A /
  • 22 March 2022 - 10:04
Yjet e Bayernit e kopjojnë penalltinë e këngëtarit të njohur shqiptar, video bëhet virale

Rrjetet sociale janë bërë mjaft të rëndësishme në ditët e sotme.

U arratis nga Mariupol, rrëfimi rrëqethës i 27-vjeçares: Fëmijët po vdesin…

Përmes tyre po bëhen virale me shpejtësinë e dritës ngjarjet e ndryshme dhe të pazakonta.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe tek gjiganti i futbollit gjerman, Bayern Munich.

Në fakt, klubi bavarez e ka zgjedhur një metodë të pazakontë së fundmi.

Klubi më i madh gjerman ua ka dhënë mundësinë fansave që t’i dërgojnë videot në të cilat ata godasin penallti apo gjuajtje të lira.

E më pas, ata mundohen t’i kopjojnë yjet e klubit gjerman.

Kjo sfidë është quajtur “Copy the Penalty”, ose “Kopjo penalltinë”.

Dy lojtarët gjerman, Joshua Kimmich dhe Serge Gnabry janë zgjedhur që ta kopjojnë penalltinë e këngëtarit të njohur shqiptar, Ardian Bujupi.

https://www.instagram.com/ardianbujupi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d4260f96-58c0-46ad-8dc3-3ab81cb6e78a

(Kosova Sot Online )