Menaxheri i Haalandit do t’i fitojë 50 milionë euro nga shitja e tij

  • S.A /
  • 23 March 2022 - 09:33
Menaxheri i Haalandit do t’i fitojë 50 milionë euro nga shitja e tij

Kohëve të fundit, menaxherët e futbollit po fitojnë dhjetëra miliona euro nga transferimet e ndryshme të klientëve të tyre.

E më së shumti në këtë drejtim po fiton menaxheri italian i futbollit, Mino Raiola.

Ai i ka në dorë disa prej lojtarëve kulminantë të futbollit evropian.

Edhe sulmuesi i rrezikshëm, Erling Haaland është në dorë të menaxherit italian.

Raiola po mundohet ta sistemojë futbollistin e Borussia Dortmundit në një klub sa më të madh dhe të përshtatshëm për lojtarin, por edhe për vete.

Raiola në fakt do t’i fitojë afro 50 milionë euro në transferimin e verës që vjen të Erling Haalandit.

Për këtë siguron “jpedrerol”.

Sulmuesi norvegjez po kërkohet nga klubet e mëdha evropiane, përfshirë këtu Real Madridin, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germainin.

Nga shitja e tij do të përfitojë Borussia Dortmundi, por edhe menaxheri Mino Raiola.

(Kosova Sot Online )