Mediat e rajonit e lartësojnë Kosovën: “Dardanët” po bëhen fuqi e futbollit

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 14:57
Mediat e rajonit e lartësojnë Kosovën: “Dardanët” po bëhen fuqi e futbollit

Mediat e rajonit e kanë lartësuar ekipin kombëtar të Kosovës.

Më saktësisht, mediat kroate dhe ato boshnjake e kanë përshëndetur paraqitjen e mbrëmshme të “Dardanëve”, të cilët e mposhtën Burkina Fason me rezultat të thellë, 5:0.

Verdhekaltrit e nisën vitin 2022 me një paraqitje spektakolare, me ç’rast i kënaqën tifozët dhe trajnerin e ri, Alain Giresse.

“Kosova po bëhet fuqi e futbollit: Sonte e poshtëruan gjysmëfinalistin e Kupës së Kombeve të Afrikës”, është titulli i portalit boshnjak “sportsport.ba”.

(Kosova Sot Online)