Edhe dy klube nga Premierliga të interesuara për Rudigerin

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 17:47
Edhe dy klube nga Premierliga të interesuara për Rudigerin

Dy klube nga Premierliga raportohet se kanë shprehur interesim për Antonio Rudigerin, por emrat e këtyre klubeve nuk janë zbuluar.

Reprezentuesi gjerman pritet të largohet nga Chelsea si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Sipas “Sky Sports”, dy klube nga elita e futbollit anglez janë duke monitoruar situatën e Rudigerit. Mediumi nuk zbuloi emrat, por besohet se njëri prej klubeve të interesuara është Manchester United.

Ditë më parë është raportuar se 29-vjeçari ka arritur marrëveshje me Juventusin, por ende nuk ka diçka zyrtare.

Paris Saint-Germaini e Real Madridi gjithashtu nuk përjashtohen nga gara për të siguruar shërbimet e Rudigerit.

(Kosova Sot Online)