Mësohet data për tërheqjen e shortit për fazën e grupit të Botërorit 2022

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 17:48
Mësohet data për tërheqjen e shortit për fazën e grupit të Botërorit 2022

Është bërë e ditur se shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” do të mbahet më 1 prill.

Për dallim prej viteve të kaluar, Botërori i këtij viti do të zhvillohet prej 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

Kampionati Botëror do të zhvillohet në Katar, atje ku edhe do të tërhiqet shorti më 1 prill.

32 shtete do të marrin pjesë në Botëror, teksa emrat e 20 prej tyre tashmë dihen.

Kombëtaret që kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin e këtij viti janë:

Katari

Gjermania

Danimarka

Brazili

Franca

Belgjika

Kroacia

Spanja

Serbia

Anglia

Zvicra

Holanda

Argjentina

Irani

Korea e jugut

Japonia

Arabia Saudite

Kanada

Ekuador

Uruguai

Emrat e 12 Kombëtareve tjera do të mësohen më vonë, por para datës 1 prill. 

(Kosova Sot Online)