Mbappe te Barcelona?

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 18:16
Mbappe te Barcelona?

“L’Equipe” dje ka raportuar se Barcelona ka shprehur interesim për Kylian Mbappen, por kjo sot është cilësuar si e pavërtetë nga mediat spanjolle.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barça nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të tentuar transferimin e sulmuesit francez.

Burimet nga klubi i Barçës e kanë siguruar Mundo Deportivon se ‘nuk ka kontakt’ për Mbappen, duke ftohur kështu çdo interes”, thuhet në raportimin e gazetës spanjolle.

Kësisoj, Real Madridi mbetet favorit për ta sjellë 23-vjeçarin në Spanjë.

Kontrata e Mbappes me Paris Saint-Germainin skadon më 30 qershor dhe ai te “Los Blancos” apo te ndonjë skuadër tjetër mund të kalojë si lojtar i lirë. 

(Kosova Sot Online)