Reali e konfirmon se Hazardi do t’i nënshtrohet operacionit

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 18:46
Reali e konfirmon se Hazardi do t’i nënshtrohet operacionit

Real Madridi ka njoftuar se Eden Hazard në ditët në vijim do t’i nënshtrohet një operacioni.

Pas problemeve të vazhdueshme në kyçin e këmbës së djathtë, belgu është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.

Hazard deri më tani ka luajtur vetëm 26% të minutave të Real Madridit këtë sezon dhe nuk ka arritur të shënojë, teksa ka dhënë një asistim të vetëm në 17 paraqitje.

31-vjeçari iu bashkua spanjollëve nga Chelsea në vitin 2019, por gjërat nuk i kanë ecur te “Los Blancos” ashtu si te londinezët.

Hazard i kushtoi Madridit 115 milionë euro. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe dhjetë asistime në 65 paraqitje për madrilenët.


(Kosova Sot Online)