Kosovë U21 – Slloveni U21, pjesa e parë mbyllet baras

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 18:58
Kosovë U21 – Slloveni U21, pjesa e parë mbyllet baras

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës U21 dhe Sllovenisë U21.

45 minutat e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” janë mbyllur baras dhe pa gola.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian 2023.

Kosova dhe Sllovenia janë pjesë e Grupit G.

“Dardanët” ndodhen në pozitën e pestë apo të parafundit me 6 pikë, kurse sllovenët janë një pozitë më lartë me 8 pikë. 

(Kosova Sot Online)